News 24 & Balkanweb.com Video |
|
Copyrighted by News24 Albania
Nëntë anëtarët e fisit Bajri të arrestuar në sajë të operacionit ‘OAZ’, pritet të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda në orën 14:00, atje ku do verifikohet masa e sigurisë arrest me burg e dhënë në mungesë. Gjatë të dielës Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë njoftimet drejt komisariateve ku mbahen të arrestuarit, ndërsa njoftim është bërë edhe drejt burgut të Shën Kollit atje ku mbahen të izoluar 3 të arrestuarit pas operacionit të zhvilluar në javën e parë të Shtatorit në Shkodër. |