♫musicjinni

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 18 Maj 2024, ora 19:30 | Lajme - News

video thumbnail
lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 18 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Maj 2024

U goditën 7 grupe, SPAK zbardh operacionin: 20 të arrestuar, mes tyre dhe policë. Sekuestrohen mbi 4,5 mln euro pasuri

Prokuroria e Posaçme zbardh detajet e megaoperacionit të zhvilluar prej 20 orësh ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste për 7 grupe kriminale. Deri me tani jane arrestuar 20 persona, mes tyre dhe police. U sekuestruan mbi 4,5 milionë euro pasuri. Zbardhen dhe përplasjet e forta kriminale.

2400 euro për një kartë/ zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet IT i gjykatës

Policia arreston një specialist të IT të gjykatës së Korçës, i cili kishte kthyer një kancelari të tijën në një laborator të falsifikimit të dokumentave të një cilësie të lartë. Ato përdoreshin jo vetëm kalimin individual, per per transportin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.

Nuk kaluan vetingun, por vijuan të paguhen. 614 milionë lekë për 137 gjyqtarë që nuk gjykuan

Rreth 614 milionë lekë harxhoi buxheti i shtetit për të paguar 137 gjyqtarë që nuk kaluan dot vetingun në shkallën e parë. Sipas ligjit ata marrin 75% të pagës deri në një vendim të formës së prerë.

Turistët pushtojnë sokakët e Gjirokastrës, interes për trashëgiminë kulturore shqiptare

Qidra qytetarë e turistë të huaj mbushën mbrëmjen e djeshme sokakët e gurtë të Gjirokastrës për të ndjekur aktivitetet e organizuara për transumancën, ritin e shtegtimit të bagëtive. Aktivitetet vijuan edhe të shtunën me festën e qilimit.

Rritet me 20 % përdorimi i parasë dixhitale. Ekspertët: Po ndihmon në uljen e informalitetit në ekonomi

Banka e Shqipërisë raporton se krahasuar me një vit më parë ka pasur një rritje me afro 20 përqind të përdorimit të parasë digjitale. Ekspertët thonë se pagesat online ndikojnë pozitivisht në luftën ndaj informalitetit në ekonomi.

Martesat brenda të njëjtit seks në Kosovë, analistët: Kurti po e përdor këtë komunitet për vota 

Kryeministri Albin Kurti deklaroi për mediat britanike se është i gatshëm të miratoi ndryshimet në Kodin Civil që lejojnë martesat brenda të njëjtit seks. Por analistet në Kosovë thonë se ai po e përdor këtë komunitet për vota.

Nike “fiton” europianin e sponsorave teknik. 9 skuadra zgjedhin kompaninë amerikane

Najk është sponsori teknik më i përfaqësuar në kampionatin europian të futbollit që do të mbahet në Gjermani me 9 skuadra. Më pas vijnë markat e njohura gjermane Adidas dhe Puma.

/tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Disclaimer DMCA