♫musicjinni

Tv Klan - U goditën 7 grupe, SPAK zbardh operacionin

video thumbnail
Megaoperacioni i policisë për ekzekutimin e 50 urdhër-arresteve të SPAK ka çuar deri më tani në pranga 20 persona brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke goditur 7 grupe më të fuqishme kriminale në vend.

Operacioni që zgjati rreth 20 orë, sipas njoftimit zyrtar të SPAK është shtrirë në Shqipëri, në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen. Gjithashtu ai është kryer në bashkëpunim me Europol që mundësoi arrestimin e 6 shtetasve, 2 në Itali, 2 në Belgjikë, 1 në Gjermani e në Spanjë. Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish-deputetit të Lezhës Arben Ndoka, 4 punonjësve të policisë, 2 prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020 për të cilët u lëshua edhe urdhër-arresti.

Konkretisht, në dosjen e SPAK drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri në vitin 2020 akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërsa efektivi Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë akuzohet se informonte Edison Reçin nipin e Kastriot Reçit për lëvizjet e Preng Gjinit. Më 15 Shtator 2020 në Tiranë u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit duke i vendosur një sasi tritoli në makinë. Nga shpërthimi mbeti i plagosur.

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s dhe kolegun e tij me iniciale A.P. Në njoftimin e SPAK përmenden grupet e Ervis Martinajt, qe rezulton i zhdukur prej 8 Gushtit 2022, si dhe Arben Ndokës në Lezhë, klani Duka në Tiranë, grupi Avdylaj në Shijak dhe grupi i Durim Bamit në Fushë-Krujë.

Ndërsa SPAK përmend dhe bashkëpunimin me Emiljano Shullazin, i cili është ndodhet në burg, me grupin e Ervis Martinajt për eliminimin e Durim Bamit. Gjithashtu SPAK bën të ditur se ka sekuestruar 4,5 milionë Euro pasuri. Janë gjetur 3 mln Euro kesh të fshehura ne valixhe, por edhe te groposura në tokë, bizhuteri, ora luksi dhe dhjetëra makina. Për këtë operacion u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 12 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 12 Qershor 2024, ora 19:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Qershor 2024, ora 19:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 12 Qershor 2024, ora 12:00 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 9 Qershor 2024, ora 19:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Qershor 2024, ora 23:50 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Qershor 2024, ora 19:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Qershor 2024, ora 12:00 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Qershor 2024, ora 12:00 | Lajme - News

Tv Klan - Sylvinho paralajmëron Italinë: Fusha do të sjellë të papritura | Lajme News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 7 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 9 Qershor 2024, ora 12:00 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 9 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 9 Qershor 2024, ora 23:10 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 8 Qershor 2024, ora 19:30 | Lajme - News

Tv Klan - Nis kalimi pa kontrolle në kufirin Shqipëri-Kosovë | Lajme News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 8 Qershor 2024, ora 12:00 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 8 Qershor 2024, ora 15:30 | Lajme - News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Qershor 2024, ora 23:50 | Lajme - News

Tv Klan - Arrestohet në Dubai Durim Bami | Lajme News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 8 Qershor 2024, ora 23:00 | Lajme - News

Tv Klan - Zbulohet shifra, sa vlen kombëtarja e Shqipërisë | Lajme News

Tv Klan - Shqipëria, fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit | Lajme News

Tv Klan - Dritan Dajti do të qëndrojë në burg përjetë | Lajme News

Tv Klan - Kosova kremton 25-vjetorin e Çlirimit | Lajme News

Tv Klan - Kuqezinjtë “skanojnë” lojtarët e Italisë | Lajme News

Tv Klan - Donnarumma: Shqipëria ka skuadër të mirë | Lajme News

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Shkurt 2023, ora 15:30 l Lajme – News

Disclaimer DMCA