♫musicjinni

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 15 Maj 2024, ora 19:30 | Lajme - News

video thumbnail
lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 15 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Maj 2024

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. 59-vjeçari është në rrezik për jetën. Autori, një poet

Plagoset rëndë në një atentat me armë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico. Ai u qëllua me 3 plumba dhe ndodhet në rrezik për jetën në spital. Policia arrestoi autorin, një poet 71-vjeçar, ndërsa mbeten të paqarta motivet e ngjarjes. 

Takimi i liderve të ballkanit me BE në Kotorr, zbulohet axhenda e reformave që do të dorëzojë Shqipëria

Liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor mblidhen nw Kotorr per takimin e radhës me Bashkimin Europian. Televizioni Klan zbulon axhenden e reformave qe ka përgatitur qeveria shqiptare me qellim pwr marrjen e fondeve nga Brukseli.

Përcillet për në banesën e fundit polici Nevruz Cenaliaj. Renea, kërkime intensive për autorin

Përcillet me nderime shtetërore në banesën e fundit efektivi i policisë Novruz Cenaliaj, i cili u vra nga një 23-vjeçar dy ditë më parë. Forcat RENEA dhe ato të policisë vijojnë kërkimet për kapjen e autorit që besohet se fshihet në fshatrat e Fierit.

Rikthehet rivleresimi i pronës. Depozitohet në kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive

Një nismë e re e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë synon t’ju japë dhe njëherë qytetarëve mundësinë për të kryer rivlerësimin e banesës me 3% tatim. Procesi synon formalizimin e pronave me vlerën e tregut.

Një 5-vjeçare e birësuar dhunohej nga nëna. Ndërhyjnë institucionet, ndërpritet birësimi

Informacionet se një vajzë 5-vjeçare e birësuar në tetor të vitit të kaluar dhunohej nga nëna ka alarmuar autoritetet. Ndërhyrja e tyre ndërpreu birësimin duke e rikthyer të miturën sërish në një ambient të sigurt. 

/tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Disclaimer DMCA