♫musicjinni

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 16 Maj 2024, ora 23:40 | Lajme - News

video thumbnail
lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 16 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 16 Maj 2024

Plani i rritjes 6 mld euro, nga sot realitet. Liderët e ballkanit dhe BE mblidhen ne Kotor

Plani i 6 miliardë euro i Bashkimit Europian per Ballkanin Perëndimor nis të bëhet realitet. Ne samitin e Kotorit me përfaqësues të Unionit, liderët e 6 vendeve të rajonit prezantuan axhendën e tyre të reformave deri në vitin 2027.

Rama: Nisma e PS për reformim nuk prek asnjë nga institucionet e reja të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama deklaron se nisma e mazhorancës për reformimin e thellë të administratës nuk do të prekë asnjë nga institucionet e reformës në drejtësi, duke hedhur poshtë akuzat se ajo synon kontrollin e sistemit të drejtësisë.

Scholz, Macron e Meloni, “shuplakë” Albin Kurtit: S’ka antarësim në KiE pa bërë asociacionin

Kancelari Sholc, presidenti Makron dhe kryeministrja Meloni paralajmërojnë Albin Kurtin se pa Asociacionin, Kosova nuk do të mund te anëtarësohet ne Këshillin e Europes. Në një letër te siguruar nga Tv Klan, ata refuzojnë propozimin e Kurtit për këtë çështje dhe i kërkojnë të zbatoje planin e Lajçak.

Vrasësi i efektivit të policisë: S’jam penduar. U konfliktuam për rrugën, mendova se do qëllonte

Vrasësi i efektivit te policisë, Nevruz Cenaliaj shprehet se nuk është penduar për krimin. Azgan Mërnica tha para grupit hetimor se konflikti ndodhi për shkak te shpejtësisë në rrugë dhe se kishte menduar që polici do ta qëllonte i pari.

“TUI”, kompania më e madhe e turizmit në botë: Shqipëria, destinacioni i madh i pushimeve. Është në axhendën tonë

Kompania më e madhe e turizmit në bote “TUI” deklaron se Shqipëria është në axhendën e saj pushimeve, pasi e konsideron si një destinacion të madh turistik. Ajo e vë vendin tonë edhe në listën e investimeve turistike.

Stabilizohet gjendja e kryeministrit sllovak. Autori: E qëllova se jam kundër politikave te tij

Kryeministri sllovak Robert Fico është jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e plagëve të rënda që mori në atentatin e djeshëm. Autori, një poet amator 71-vjeçar tha se e qëlloi pasi ishte kundër politikave të tij.

Shanset e Shqipërisë në Euro 2024, Duka në Opinion: Optimist se do ta kalojmë grupin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehet optimist për ecurinë e Shqipërisë në “Euro 2024”. Në një interviste për emisionin “Opinion” ai tha se ekipi ka të gjitha shanset për të kaluar grupin.

/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Disclaimer DMCA