♫musicjinni

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Maj 2024, ora 23:00 | Lajme - News

video thumbnail
#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 19 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 19 Maj 2024

Rama: SPAK, i lirë të luftojë korrupsionin. Kosova gabon që e lidh fatin e saj me Serbinë

Kryeministri Edi Rama shprehet se SPAK është i pavarur në punën e tij në goditjen e korrupsionit dhe se me drejtësinë e re fenomeni po tkurret. Në një intervistë dhënë për Nacionalen, Rama tha se Kosova gabon që e ka lidhur fatin e saj me Serbinë. 

Cameron, më 22 Maj në Tiranë. Prezanton planin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sekretari i Jashtëm britanik do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë. Devid Kameron do të zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa në Tiranë do të prezantoi edhe një plan per gjyqësorin për të trajtuar korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Mega-operacioni i SPAK, burg për 9 të arrestuarit. Akuzohen për vrasje, atentate dhe trafik droge

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest në burg” për 9 nga 14 të arrestuarit e mega-operacionit të nisur nga SPAK mëngjesin e së premtes. Ata akuzohen për vepra të rënda kriminale si atentate, vrasje dhe trafik droge.

Babai plagos vajzën me armë gjahu dhe vetëvritet. 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një 82-vjeçar qëlloi me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas i dha fund jetës në Lushnje. Shkak u bënë debatet për divorcin e nënës së dy fëmijëve. 40-vjeçarja u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Flukset e pushuesve nxisin turizmin detar. Mbizotëron lundrimi për zbavitje dhe sporte

Flukset turistike që po përjeton Shqipëria ka nxitur edhe zhvillimin e aktivitetit detar për qëllime argëtuese. Ministria e Turizmit bën të ditur se deri më tani janë licensuar mbi 134 aktivitete për ushtrim lundrimi me skafe dhe motora uji.

Rrëzohet helikopteri i presidentit dhe ministrit të jashtëm të Iranit. Fati i tyre, i paqartë

Rrëzohet helikopteri që mbante presidentin e Iranit, Ibrahim Raisi dhe ministrin e jashtëm të këtij vendi. Fati i tyre është ende i paqartë. Ekipet e shpëtimit janë nisur drejt zonës, por po pengohen nga terreni i vështirë malor dhe moti i keq.

Lista e kombëtares publikohet më 27 Maj. Trajneri Sylvinho ka analizuar 40 futbollistë

Trajneri i kombëtares Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve më 27 maj. Braziliani ka analizuar 40 lojtarë për të përzgjedhur 26 prej tyre, të cilët do ti ketë të gatshëm për finalet e europianit. Grumbullimi paraprak do të bëhet Graz të Austrisë./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Maj 2024, ora 23:00 | Lajme - News

Disclaimer DMCA